Përplasen dy automjete në Vlorë, tre të lënduar

13:07 | 30 Maj 2024
E.K

Një aksident rrugor ka ndodhur në Zvërnec të Vlorës, rreth orës 11:40.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë tre persona të dëmtuar janë dërguar në spital.

Policia e Vlorës ka shkuar në vendin e ngjarjes dha ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

“Rreth orës 11:40, në aksin rrugor “Vlorë-Zvërnec”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. B., 19 vjeç, është përplasur me një tjetër automjet tip “Benz”, me drejtues një shtetas 17 vjeç. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 17-vjeçari dhe pasagjerja në automjetin e tij, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë./ abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme