Përparim Kalo anëtar i 6 i GJK/ Soreca: Vendim shumë i rëndësishëm, hap kryesor për bisedimet e pranimit në BE

20:23 | 23 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Pas ambasadores amerikane Yuri Kim, atij gjerman Peter Zingraf, ka reaguar edhe ambasadori i BE Luigi Soreca për dekretimin e Përparim Kalos si anëtari i 6 i Gjykatës Kushtetuese.

Soreca thotë se kjo gjë përfaqëson një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për të filluar konferencën e parë për bisedimet e pranimit midis BE-së dhe Shqipërisë

Reagimi i ambasadorit Soreca:

Sot Presidenti@ilirmetazyrtar ka dekretuar Z.@perparim_kalo si anëtarin e 6-të të GjK. Z. Kalo do të betohet nesër para Presidentit. Ky vendim shumë i rëndësishëm siguron tani funksionalitetin e plotë të gjykatës.

Ne përgëzojmë Presidentin, Parlamentin, KED & institucionet e tjera për arritjen e një rezultati kaq domethënës, i cili është një arritje e konsiderueshme për Shqipërinë, qytetarët e saj dhe për reformën në drejtësi.

.Ai gjithashtu përfaqëson një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për të nisur konferencën e parë ndërqeveritare për bisedimet e pranimit midis BE dhe Shqipërisë./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme