Një rast absurd është regjistruar në Vlorë, ku punonjësi i policisë, i cili duhet të jetë garant për rendin dhe sigurinë, është bërë protagonist i një ngjarjeje kriminale.
I riu me iniciale F.XH., ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme kolegen e tij si edhe e ka përplasur me makinë në rrugën “Transballkanike”. Më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Gjatë kontrollit në makinën e tij, u gjetën 2 armë të ftohta (thikë e biçak). Ai akuzohet për disa vepra penale, si “Përndjekje”, “Dhuna në familje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka shpallur në kërkim punonjësin e Policisë të Komisariatit të Policisë Himarë F.XH.
Ai dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një punonjëse të policisë në Komisariatin e Vlorës. Konkretisht, në datën 03.05.2024 ka përndjekur përgjatë segmentit rrugor Bulevardi kryesor dhe në “Transballkanike” me automjet punonjësen e policisë duke e përplasur automjetin e saj dhe më pas është larguar me shpejtësi, ndërsa mjetin e ka braktisur në Vlorë.
Nga këqyrja e automjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë të ftohta (thikë e biçak), për të cilat u bë vendimi për kryerjen e ekspertimit teknik. Në vijim të veprimeve procedurale, Agjencia ka administruar edhe kallëzimin e punonjëses së policisë. AMP-ja në bashkëpunim me DVP Vlorë po punon për kapjen dhe ndalimin e punonjësit të policisë F.XH”, thuhet në njoftim. /a2news
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...