Ngritja e temperaturave ka kthyer pushuesit këtë vikend në Shqipëri. Fluks me i madh i turistëve është vërejtur në Durrës dhe jug dhe njësoj pritet të jetë gjatë tërë javës që vjen pasi kushte të favorshme për plazh pritet të zgjasin të paktën deri të dielën e ardhshme.
Pjesa më e madhe turistëve si zakonisht në plazhet e Durrësit ishin nga Kosova, por kishte edhe nga vende të ndryshme.
Një turist italian i ka thënë televizionit “Ora news” se ndihet mirë në Durrës edhe pse për të ishte hera e parë që vizitonte këtë plazh.
“Më pëlqen deti dhe njerëzit. Kam vizituar disa vende të botës. Kudo ka fenomene pozitive e negative. Por, në përgjithësi mund të them vetëm fjalë të mira për Shqipërinë. Mund të them vetëm komplimente”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa jugu i Shqipërisë këtë verë mbizotërohet nga të huajt.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...