Google ADS

Përmbytjet në Shqipëri, përmirësohet situata

10:15 | 9 Janar 2021
Arbresh.info

Pas reshjeve të dendura të shiut, që sollën përmbytje dhe avari në qarkullimin rrugorë, duke se situata po shkon drejt përmirësimit.

Në Lezhë raportohet se uji po tërhiqet nga zonat që kishte përmbytur. Nga Dajci, Kallmeti, Rraboshata dhe Merqia uji është tërhequr nga banesat dhe tokat bujqësore. Megjithatë, Drini vijon të jetë në nivele shumë të larta po ashtu në nivele të larta vijon të jetë lumi Mat.

Prurjet e lumit Vjosa mëngjesin e sotëm kanë qenë në ulje. Mbrëmjen e djeshme niveli arriti pika kritike duke shkuar në 7.20 cm mbi nivelin e detit, që do të thotë dhe 30 cm më shumë sot e gjithë zona e njësisë administrative Novoselë do të ishte nën pushtetin e ujit, por niveli ka rënë deri në 6,70 mbi nivelin e detit, pra ka rënie të nivelit. Në fshatrat e rrezikuar nga Vjosa nuk ka probleme pasi niveli i ujit ka rënë me 60 cm.

Gjatë natës në teritorin e Qarkut të Korcës, ka pasur reshje shiu me intesitet të ulët, deri në 15 mm shi të cilat nuk kanë shkaktuar problematika. Gjendja e rrugëve nacionale dhe atyre rurale është e mirë, qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht, nga kompanitë kontraktore po punohet për pastrimin e kanaleve anësore nga aluvionet e ndryshme, për kullimin e ujërave. Në fushën e Maliqit situata është normale, në lumin e Devollit ka filluar të ulet niveli i prurjeve të ujit. Në furnizimin me energji elektrike nuk ka probleme. Aktualisht reshjet e shiut janë ndërprerë.

Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut në gjithë qarkun Elbasan, herë me intensitet të lehtë e herë me intensitet mesatar. Akset rrugore nacionale dhe akset e tjera rurale janë të gjitha funksionale dhe qarkullimi nuk është ndërprerë asnjë moment. Janë pastruar në vazhdimësi inertet që bien herë pas here në akset Elbasan-Qaf Thanë dhe Gramsh-Molle Grabove. Në Pishkash janë prezent makineri dhe punonjës dhe punohet ne vijimësi për heqjen e masave të dheut qe bien herë pas here. Gjithashtu në qarkun Elbasan nuk ka banesa apo ndërtesa të cilat të jenë të përmbytura as sipërfaqe toke të përmbytura. Niveli i ujerave të Lumenjve Shkumbin e Devoll është larg pikës së rrezikut. Perroi i Zaranikes bashkia Elbasan dhe përrenjtë e tjerë malore kanë prurje më të vogla . Nuk rezultojnë probleme përsa i përket furnizimit me energji elektrike. Kanalet e kullimit të fushave funksionojnë normalisht.

Po kështu raportohet se edhe në nën Shkodër situata me përmbytjet po shkon drejt normalizimit./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme