Të paktën 20 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq në Kolumbi. Mediat e huaja shkruajnë se 5 trupa të pajetë janë gjetur nën një masiv dheu që rrëshqiti dhe bllokoi rrugën midis Bogotës dhe Kolumbisë jugperëndimore.
“Aktualisht numërojmë 20 të vdekur”, duke përfshirë pesë të mitur dhe nëntë të zhdukur, tha shefi i departamentit të zjarrfikësve në Cundinamarca, Alvaro Farfan.
Por kërkimi është bërë më i komplikuar nga reshjet e rrëmbyeshme të regjistruara në rajon, sipas autoriteteve lokale.
Pak para mesnatës së të hënës, rreth 20 shtëpi u rrëmbyen nga një ortek balte dhe gurësh. Të martën, punonjësit e shpëtimit gjetën 15 trupa, përfshirë katër fëmijë, përpara se operacionet të pezulloheshin për shkak të errësirës./abcnews.al
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...