Përmbytjet në Bosnje, Begaj solidarizohet me qytetarët e prekur nga fatkeqësia

23:00 | 4 Tetor 2024
R J

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është solidarizuar me qytetarët e prekur të Bosnja dhe Hercegovinës nga përmbytjet e sotme.

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin për viktimat nga përmbytjet dhe disa dhjetëra të zhdukur në krahinën e Jablanicës e disa zona të tjera në Bosnje dhe Hercegovinë.

I shpreh ngushëllime Presidentit Beqirovic dhe familjarëve të viktimave për humbjet nga kjo fatkeqësi natyrore!

Bashkoj lutjet e mia dhe ato të popullit shqiptar dhe solidarizohemi me qytetarët e dëmtuar rëndë nga kjo katastrofë natyrore”, – u shpreh Presidenti me anë të një postimi në platformën x.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme