Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur i pakënaqur lidhur me reagimin e bashkive në rastet e përmbytjeve apo zjarreve. Në një takim me kryebashkiakët, ndalur edhe te përmbytjet në Vlorë, Rama tha se tashmë intensiteti i fatkeqësive natyrore është rritur dhe se asnjë infrastrukturë nuk mund të përballojë goditjen e parë, por megjithatë ai theksoi se nuk mund të neglizhohet dobësia në reagim në nivel vendor.
“Janë 4 pika me një rëndësi të veçantë dhe dua ta filloj nga emergjencat. Është fakt që të gjithë vendet duhet të përballen në periudhën e verës me zjarre në vjeshtë, dimër dhe pranverë me përmbytje. Natyra e këtyre fenomeneve ka ndryshuar dhe ndryshon çdo vit. Ka ndryshuar komplet formacioni i reshjeve. Në këto situata nuk ka infrastrukturë që të mund të absorbojë goditjen e parë, por ajo që ne nuk mund ta neglizhojmë është dobësia që shfaqet në reagimin tonë në nivelin vendor, qoftë për zjarret qoftë për përmbytjet”, tha Rama.
Sipas kreut të qeverisë është i domosdoshëm një trajnim i strukturave dhe po ashtu edhe një rritje e koordinimit me strukturat e qeverisë.
“Është e domosdoshme që të ketë një fokus të veçantë tek trajnimi i strukturës, aftësimi dhe stërvitja e strukturës që duhet të jetë aty, gati për të dalë në terren në momentin e parë të reagimit. Është e domosdoshme që pjesë e këtij procesi dialogu të jetë edhe mënyra si duhet të rrisim koordinimin dhe efikasitetin e ndërveprimit me strukturat e qeverisë. Kjo kërkon një vëmendje shumë të posaçme dhe duke ardhur te zjarret, ka patur përgjithësisht një rezistencë pozitive, por ka patur edhe shfaqje dobësie. Ajo që ndodh, po marr prefekturën e Korçës dhe Shkodrës. Korça ka deklaruar 1491 forca dhe ka aktivizuar vetëm 342 forca dhe ka kërkuar mbështetje nga FA pa arritur të aktivizojë gati 70% të forcave që ka deklaruar si aktive. Shkodra që ka patur disa emergjenca potencialisht të rrezikshme, ka përdorur më shumë kapacitete se ato të deklaruarat dhe mbështetjen nga FA e ka kërkuar në vetëm pak raste specifike. Ajo që është domethënëse është që rezultati në prefekturën e Korçës, ka patur rezultate më të dobëta se në Shkodër. Kërkohet një strukturim, koordinim dhe trajnim të vazhdueshëm. Duhen bërë stërvitje për këtë punë, nuk mund ta mbajmë Shqipërinë pa zjarre, por duhet të luftojmë për çdo metër katrorë që mund të shpëtohet”, deklaroi Rama./rtsh.al/
8 vjet pa Astrit Deharin, Kurti: Jemi të gatshëm si lëvizje ...
Osmani: Kosova e bekuar me përkrahjen bipartizane amerikane
UNICEF lanson raportin: Analizë mbi gjendjen klimatike për f...
Begaj në Lushnjë: Promovim markave vendase të produkteve buj...
Dogana dhe IPK arrestuan një zyrtar doganor dhe një zyrtar p...
Lavrov krahason Kosovën me Ukrainën, kritikon OKB-në