Një rrebesh shiu i cili zgjati më shumë së një orë, pasditen e së mërkurës shkaktoi përmbytje në shumë rrugë e lagje të qytetit të Librazhdit.
Një ditë më pas ende në të gjithë qytetin duken pasojat e stuhisë ndërsa grupet e terrenit po punojnë për pastrimin.
Ndërtimi i pritave përgjatë lumit Shkumbin shpëtoi zonën industriale nga përmbytja, por këtë herë ishin ujërat e përrenjve që dolën nga shtrati dhe shkaktuan dëme në disa shtëpi.
Për gati 2 orë u bllokua edhe qarkullimi në aksin kombëtar Elbasan Librazhd. Rënia e gurëve nga shpati i malit në vendin e quajtur “kthesat e Murrashit” bllokoi tërësisht rrugën ndërsa vazhdohet të punohet për pastrimin plotësisht të saj./tch/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit