Reshjet e shiut kanë përfshirë vendin.
Ashtu siç pritej edhe nga parashikimi i meterolegëve shiu ka pushtuar gjithë vendin.
Tirana dhe Durrësi janë përfshirë nga reshje shiu në formë rrebeshi për disa minuta, gjë që ka shkaktuar edhe trafik në akset kryesore në këto dy qytete, shkruan Albeu.com.
Pas verës së nxehte me temperatura shumë të larta, shiu ka përshirë vendin duke freskuar vendin.
Parashikimi i motit
Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë kushtet e motit në të gjithë territorin shqiptar. Vranësira të dendura do të ketë gjatë mesditës në zonat Veriore ku priten edhe rrebeshe shiu.
Pjesa e dytë e ditës, do të zhvendosë vranësirat dhe shirat drejt qendrës dhe Jugut të vendit duke gjeneruar shira, kryesisht në zonat lindore.
Në mbrëmje dhe gjatë natës, vranësirat largohen drejt juglindjes për pasojë, pjesa më e madhe e vendit kalon në kushtet e motit të kthjellët.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit ndërsa një rënie më të ndjeshme sjell mesdita kur pritet që termometri të zbresë në 32 – 33°C.
Era do të fryjë mesatare por herë pas here e fortë, më shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi perëndimor dhe për pasojë, dallgëzimi në brigjet detare mbetet problematik.
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite