Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në biznese të ndryshme, sidomos ato të përqendruara në lagjen nr.18, e cila është nën pushtetin e ujit.
Qytetarë dhe biznesmenë raportojnë se përveç rrugëve të bllokuara, uji ka depërtuar edhe brenda bizneseve në katet e para të ndërtesave.
Sasia mjaft e madhe e shiut e rënë brenda pak minutave i gjeti të papërgatitur drejtuesit e mjeteve dhe kalimtarët.
Nga ana tjetër, kanalizimet nuk arritën të përballonin sasinë e madhe të ujit, duke sjellë për pasojë përmbytjen e të gjitha rrugëve të qytetit bregdetar dhe daljen në sipërfaqe të ujërave të zeza, raporton portali lokal Durres Lajm.
Të gjitha zonat kryesore të qytetit, shëtitorja Taulantia, rruga “Aleksandër Goga”, zona tek stacioni i trenit, lagja nr.13, Shkozeti etj janë të gjitha nën ujë, i cili ka arritur në lartësinë 20-30 cm në rrugë.
Shihni pamjet filmike të xhiruara në zona të ndryshme të qytetit bregdetar:
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin ...
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës