Përmbyten banorët e Laprakës, dëshmia e qytetares: Hapem vrima në mur që të dilte uji

16:42 | 1 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Një lagje në zonën e Laprakës në Tiranë është përmbytur nga reshjet e shirave. Banorët kërkojnë ndihmë pasi disa shtëpi janë akoma nën ujë e disa të tjera janë bërë të pabanueshme.

I vunë pritë por nuk ia dolën dot të shmangin hyrjen e ujit nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut.

Banesat në këtë lagje të njësisë administrative laprakë në Tiranë janë përmbytur edhe këtë vit, shkruan abcnews.

Niveli i ujit nuk ka qenë ai i përmbytjeve të viteve të mëparshme megjithatë orenditë shtëpiake janë dëmtuar.

Thonë se kanë kërkuar ndihmë por askush nuk iu përgjigj thirrjes së tyre.

Kafshët shtëpiake i kanë ngjitur nëpër tarraca, edhe vetë aty kanë qëndruar gjatë gjithë natës.

Por ka edhe nga ata banorë që e braktisën shtëpinë.

Edhe pse nuk kanë marrë asnjë përgjigje vazhdojnë të shpresojnë se dikush do t’i ndihmojë./abcnews

https://www.youtube.com/watch?v=FTkebJN4MjU

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme