Google ADS

Përleshje me thika mes katër të rinjve, një i vdekur

08:04 | 26 Korrik 2017
Arbresh.info

Një konflikt me thika në fshatin Borsh të Sarandës ka përfunduar me vdekjen e një të riu, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Nga informacionet mësohet se të rinjtë janë grindur me njëri-tjetrin dhe sherri ka përfunduar duke përdorur armë të ftohta, e ndërsa si pasojë e plagëve te marra ka humbur jetën një 31-vjeçar me inicialet P.B, ndërsa tre të tjerët kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se policia është në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet për të zbardhur më tej se çfarë ka ndodhur mes të rinjëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme