Një sherr i nisur në rrjetet sociale ka përfunduar në përleshje fizike me sende të forta mes një grupi të rinjsh në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ku për këtë policia ka shoqëruar 3 të rinj të përfshirë në sherr ndërsa një i katërt mësohet se po kërkohet nga policia.
Sipas të dhënave paraprake, sherri ka nisur për motive të dobëta pas disa debateve që kanë pasur në rrjetin social Tik Tok.
Një prej personave të përfshirë ka pësuar lendime të lehta në trup, ndërsa mësohet se i dëmtuari është djali i një oficeri krimesh në Policinë e Shtetit.
“Pesë persona janë përfshirë në këtë sherr. Policia ka shoqëruar tre prej tyre. Po kërkohen edhe persona të tjerë nga ana e policisë. Të gjithë personat e përfshirë në konflikt janë jashtë rrezikut për jetën”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Ervin Leka./abcnews.al
Nga sot energjia elektrike në Maqedoni më shtrenjtë për 0.92...
Trump reagon ashpër pas tragjedisë në New Orleans
Veriu s’gjeti qetësi as në 2024-ën, sfidat për autoritetet e...
“Shumë të egra janë”, banorët komentojnë sjelljet e Drenushë...
Vuçiq nis 2025 me provokime ndaj Kosovës, Kroacisë e BeH
Dështimi i Barcelonës me Dani Olmon: Ende i pa regjistruar, ...