Google ADS

Përleshje e ashpër me thika e armë mes grekëve e shqiptarëve, ka të palgosur

19:37 | 29 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Një sherr masiv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Greqi. 

Bëhet fjalë për një sherr midis një grupi grek dhe një grupi shqiptarët të cilët janë përleshur ashpër ku janë përdorur edhe mjetë prerëse e thika.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 01:50 në Geraka të Atikës, në periferi të kryeqytetit Athinë.

Autoritetet helene ende nuk kanë të dhëna nëse bëhet fjalë për larje hesapesh mes bandave apo mos inicdenti ka të bëjë me vrasjen e terroristit grek ditën e djeshme nga RENEA, raporton albeu, transmeton portali arbresh.info

Pjesëtarët e sherri u përplasën në kryqëzimin e rrugëve Domoko dhe Geraka.

Sipas mediave fqinje 4 prej tyre janë të plagosur me thikë dhe 2 me armë.
Të plagosurit me armë janë një grek dhe një shqiptar. Greku ka marrë plumb në fyt dhe është në gjendje të rëndë. Në vendngjarje është gjetur një armë.

“Ngjarja nuk ka lidhje me protestat në ambasadat shqiptare,” bëri me dije policia greke.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme