Protesta për taksën në Rrugën e Kombit u shoqërua me akte dhune, por protestuesit shprehen se ishte policia ajo që provokojë situatë.
“Ne nuk kishim asgjë të planifikuar dhe protesta ishte e qetë, por ishte policia që e tensionoi situatën”, shprehet një prej protestuesve për Top Channel.
Protestuesit u përleshën me forcat e policisë, ndërsa më pas, i vunë edhe zjarrin sportelit të vjeljes së taksës. Ata nuk lejuan as ndërhyrjen e zjarrfikëses për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, policia u tërhoq në një distancë të konsiderueshme.
Protesta ka bllokuar prej gati 2 orësh edhe lëvizjen normale të automjete, duke krijuar radhë që shkojnë deri në 10 kilometra, nga dogana deri në sportel./TCH
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...