Google ADS

Përkujtohet vepra e Arbën Xhaferit, Rama: Ktheu patriotizmin në një mision për vetëdijen kombëtare

19:07 | 10 Dhjetor 2024
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se Arbën Xhaferi, ish-politikani dhe mendimtar shqiptar i Maqedonisë së Veriut, e ktheu patriotizmin në një mision për vetëdijen kombëtare.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë ku u përkujtua vepra e Xhaferit, Rama u shpreh se ëndrra e Xhaferit, ishte integrimi i popullit shqiptar, në sistemin e vlerave perëndimore.

“Më vjen mirë që jam këtu sot dhe që dëshira e djemve dhe vajzave të fondacionit “Arbën Xhaferi” u bë realitet. E kshin me shumë dëshirë të organizonin këtë aktivitet që fillon sot me këtë mbrëmje përkujtimore. Por me thënë të drejtën, nuk është gjëja më e mirë që mund të ndodhë, sipas meje, që të jepet fjala për të folur për Arben Xhaferin, kur nuk e ke të mundur të fokusohesh aq sa duhet, që të thuash diçka që do të bënte të ndjeheshe gjithsesi ok, nëse Arbeni do të ishte duke të dëgjuar”, tha Rama.

“Unë, duke mos dashur që të mungoj në këtë mbrëmje dhe duke mos dashur të negocioj me djemtë e fondacionit me mosdaljen time, desha të ndaj disa fjalë të Arben Xhaferit dhe sot janë një pasqyrë që në rastin më të mirë, nuk do i bënte të ndiheshin mirë, atyre që e kalojnë jetën e përditshme në foltore dhe ekrane. Arbën Xhaferri pyetet se cila është ëndrra me e madhe, ai përgjigjet, integrimi i popullit shqiptar, në sistemin e vlerave perëndimore”, shtoi kreu i qeverisë shqiptare.

“Nuk besoj të ketë ndonjë vend tjetër, as në lindje, as në perëndim në kontinentin tonë, ku të përfliten më shumë vlerat perëndimore, ku të predikohen më shumë vlerat e perëndimit dhe nuk besoj që në ndonjë vend tjetër, që e ka përshkruar më parë rrugën me familjen evropiane, ta ketë përdorur më shumë fjalën integrim. Nuk besoj që më pak sesa këtu në këtë vend, të gjitha këto fjalë të përdorura, si paratë gjatë një krize inflacioni, të kenë qenë më larg nga mbartësit dhe përdoruesit e tyre në tërësi”, theksoi Rama./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme