Me sloganin “Lindëm në demokraci, jetojmë në dikaturë”, të rinjtë e Partisë Demokratike të Shqipërisë përkujtuan me protestë 8 dhjetorin e vitit 1990.
Përballë shtatores së Azem Hajdarit, liderit të protestave të dhjetorit që sollën dhe rënien e diktaturës, të rinjtë demokratë kërkuan sërish zgjimin e shpirtit luftarak të studentëve për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës, shkruan A2.
Besart Xhaferri, Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, u shpreh: “Koha është të përballemi në emër të Shqipërisë, siç bënë prindërit tanë në 1990. Sot pluralizmi është në rrezik, ndaj duhet të jemi në ballë të rezistencës”.
Glauk Olldashi, nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike, theksoi: “Shpresoj që si kjo ditë të jenë dhe 155 ditët e tjera që na ndajnë nga fitorja e 11 Majit”.
Mes të rinjve demokratë ishte edhe Sali Berisha, i cili teksa kujtoi ngjarjen e 34 viteve më parë, kur studentët fituan mbi diktaturën, pohoi se vendi po përjeton sërish një diktaturë: “Të gjitha pushtetet janë në dorë të një njeriu. Një diktaturë, e cila zgjedhjet i ka shndërruar në një fasadë. Një diktaturë, e cila ka rikthyer në Shqipëri burgjet, arrestimet politike”.
Sipas liderit të demokratëve, rrëzimi i diktaturës mund të bëhet vetëm nga të rinjtë, të cilët i ftoi që të bëhen pjesë e mosbindjes civile që ka nisur opozita prej muajsh: “Kjo diktaturë, njëlloj si diktatura komuniste, do të rrëzohet se nuk ka të ardhme, por do të rrëzohet vetëm nga ju. Kjo dorëzohet në momentin kur ju, kur studentët, kur të rinjtë të vendosin të përballen dhëmbë për dhëmbë me të”.
Koha është për sulm, vijoi Berisha, dhe u premtoi të rinjve se kur Partia Demokratike të vijë në pushtet, ata do jenë në epiqendër të programit të saj: “Garantoj çdo të ri dhe të re se, qeveria e PD në programin e saj në epiqendër do kenë të rinjtë shqiptarë, shkollimin, punësimin, rolin e tyre”.
Dhe siç kërkoi Berisha, pas fjalëve radhën e patën veprat. Të rinjtë demokratë marshuar nga Qyteti Studenti drejt Kryeministrisë, duke përkujtuar rrugëtimin e studentëve 34 vite më parë.
Mbërritja në Kryeministri kishte rezervuar edhe një surprizë, ku u dogjën tre manekina që kishin të vendosur mbi fytyra fotot Edi Ramës, Ogerta Manastirliut dhe Erion Veliajt./A2cnn
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...