Situata nga përmbytjet në Shkodër dhe Fushë Krujë vijon të përkeqësohet.
Në Njësitë Administrative të qarkut Shkodër situata e përmbytjeve vazhdon të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 4698 hektarë.
Bashkia Shkodër ripërsërit kërkesën e vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit.
Në detaje paraqitet si më poshtë:
Njësia Administrative Dajç: 1550 ha. Në total banesat që janë të rrethuara nga uji janë të ndarë sipas fshatrave: 46 në fshatin Shirq, 21 në Mushan, në fshatin Belaj 21, në fshatin Darragjat 50, në fshatin Samrisht të Vjetër 17, në fshatin Suka 18, në fshatin Samrisht i Ri 16 banesa, në Rrushkull 18 banesa, Pentar 26 banesa.
Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Njësia Administrative Ana e Malit: 1300 ha
Në total banesat që janë të rrethuara nga uji janë të ndarë sipas fshatrave: 150 ne Obot, 40 ne Gorice. Në 10 banesa në Muriqan ka hyre uji brenda, 12 ne Obot dhe 4 ne Lagjen Gallube. Njësia Administrative Bërdicë: Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 1280 ha tokë e përmbytur .
Janë të rrethuara nga uji 60 shtepi ne fshatinTrush, 15 Berdice e Siperme, 8 ne Berdice e Madhe dhe 1 në Berdice e Mesme. Njësia Administrative Velipojë: Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 375 Ha tokë:
Janë të rrethuara nga uji 28 shtëpi. Në fshatin Luarz në 3 vende del uji nën argjinaturë. Njësia Administrative Rrethina: Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 17 shtëpi të rrethuara nga uji. Në 3 shtëpi ka hyre uji brenda.
Qyteti Shkodër:
Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 110 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Në lagjen Ajasëm janë rreth 3ha tokë e mbuluar nga uji. Në 13 banesa ka prezencë uji. Njësia Administrative Guri i Zi: Në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.
Janë të përmbytur rreth 10 ha tokë në fshatin Kuç. Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara. Nevojat për bazë ushqimore afatgjatë, për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë Imediate dhe paraqiten si më poshtë:
1. Koncentrat 110t
2. Bar i thatë 50 t
Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.
Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit. Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse.
Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin. Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve.
Përmbytje nga lumi Ishëm në Fushë-Krujë:
Lumi Ishëm ka sërish nga shtrati duke përmbytur toka rreth 200 ha tokë bujqësore në fshatrat Murqinë, Mallkuc dhe në një pjesë të fshatit Bilaj.
Niveli i ujit po rritet. Është e treta herë brenda një jave që ky lumë del nga shtrati. Uji ka rrethuar rreth 20 banesa e po ashtu rruga që lidh këto banesa me pjesën tjetër të fshatit e më gjerë është e mbuluar tërësisht nga uji, niveli i të cilit është mjaft i madh dhe nuk lejon kalimin e asnjë mjeti përfshirë këtu edhe mjetet bujqësore.
Dëmet janë të mëdha në grurë, jonxhë dhe bimë të tjera pranverore, pasi këto fshatra përmbyten për të disatën herë. Niveli i ujit vazhdon të rritet dhe situatat po përkaqësohet më shumë.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...