Përkeqësimi i kushteve atmosferike kanë bërë që trageti “ST Damian” të anulojë udhëtimin nga porti i Vlorës drejt Brindisit, Itali.
Njoftimi vjen nga porti i Vlorës, i cili njofton për situatën aktuale të motit.
“Kompania “Tnitsea Shipping LDA” me anë të përfaqësueses së saj në Shqipëri Agjencisë Detare “Gerveni Travel shpk ” njofton institucionet Portuale të Vlorës se trageti “ST Damian” nuk do niset sot në datë 20 Shtator 2019, për në drejtim të Portit të Brindisit për arsye të motit të keq. Trageti “ST Damian” do të niset nesër në datë 21 Shtator 2019, për në drejtim të portit të Brindisit normalisht sipas grafikut që kemi me Portin e Vlorës”, theksohet në njoftimin e portit.
Vendi ynë ndikohet sot nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, me vranësira mesatare dhe të dendura, ndërsa reshjet e shiut do të jenë të pranishme në pjesën jugore dhe pjesërisht atë qendrore./ata
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...