“Edi Rama ka një tutor që quhet Ilir Meta, i cili pa paguar lekë dhe ka urdhëruar për të më vrarë mua dhe Mhill Fufin”-tha deputeti socialist Tom Doshi
Denion Ndrenika
Deputeti Tom Doshi akuzoi kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta se ka paguar dhe ka urdhëruar për ta vrarë.
I zgjedhur në Qarkun e Shkodrës e bëri deklaratën pasi doli nga mbledhja e grupit të deputetëve që siç tha nuk priti të përfundonte votimin për ta përjashtuar.
Zoti Doshi tha qartësisht se “ka 6 muaj që e di se ndaj meje po përgatitet një atentat”.
“Edi Rama ka një tutor që quhet Ilir Meta, i cili pa paguar lekë dhe ka urdhëruar për të më vrarë mua dhe Mhill Fufin (deputet i Partisë Demokratike. v.j.”-tha deputeti Doshi.
Ai theksoi se për këtë “ka pesë muaj që ia kam bërë të qartë vetë Ilir Metës dhe Edi Ramës, edhe Prokurorit të Përgjithshëm, Prokurorit të Krimeve të Rënda dhe njoftova senatin amerikan”.
Deputeti Doshi e vijoi deklaratën rënduese edhe për ngjarjet 21 janarit 2011 kur katër civilë u vranë nga Garda e Republikës gjatë protestës së dhunshme të opozitës socialsite të kohës kundër selisë së qeverisë së koaliconit të kohës Parti Demokratike e ish-kryeministrit Sali Berisha-Lëvizja Socialiste për Integrim e zotit Meta.
“Ramës ia bëra të qartë edhe për 21 janarin”-tha Doshi, i cili është akuzuar dhe nisur të hetohet për organizimin e protestës së asaj kohe.
“Personi që ka marrë përsipër me kry këtë akt (vrasjen.v.j.) është taku edhe me ministrin Tahiri”-tha zoti Doshi (e folur në dialektin verior geg. v.j.).
“Patjetër disponoj edhe video”-shtoi ai kur u pyet nëse kishte prova dhe për ta vërteuar akuzën ndaj zotit Meta.
“Unë nuk dal prej politikës. Këtë ia bëra të qartë Ramës. Nuk shkoj tek asnjë parti tjetër. Po jam në gjendje sa me kriju parti të re e me dal me 60 kandidatë nëpër Shqipëri”-shtoi zoti Doshi.”/illyriapress/
Flick: Do të luftojmë për ta fituar La Ligën, do të japim gj...
Eskalon Xumi, shanë me fjalë banale Gjestin
Zelensky uron Trumpin
Osmani takoi komandantin e KFOR-it: Bashkëpunimi i ngushtë ë...
Stresi rikthehet në BBVK, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Kurti në Kastriot, premton punësimin e vajzave dhe grave në ...