Google ADS

Përgjysmohen tokat bujqësore në Fier

19:00 | 11 Shtator 2018
Arbresh.info

Gjatë 5 viteve të fundit, gërryerjet e lumit Vjosë kanë përgjysmuar tokat bujqësore në pronësi të fermerëve në fshatin Sheq-Musalalaj të Fierit.

Ngushtimi i urës në autostradën Levan-Tepelenë si dhe shfrytëzimi pa kriter i shtratit të lumit kanë bërë që Vjosa të ndryshojë shtratin e saj.

Fermerët thonë se lumi i ka marrë më shumë se 500 metra bregut.

Nga gërryerjet rrezikohen edhe shtëpitë në fshatrat që ndodhen përgjatë shtratit të lumit Vjosë. Më të rrezikuar janë rreth 20 shtëpi në fshatin Kashisht./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme