Gazeta më e madhe në Europë, gjermania Bild, ka nisur të botojë përgjimet e dosjes 339, të cilat sjellin një panoramë të frikshme ku zyrtarët socialistë i nënshtrohen kreut të një grupi kriminal.
“Gjashtë përgjimet që pasojnë janë pjesë e një dosje zyrtare të mbikëqyrjes gjyqësore të një hetimi kriminal me numër 339/1, të zyrës së prokurorisë së antimafias sa i përke aktivitetit kriminal të një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, të njohur si klani kriminal ‘Avdylaj’ në qytetin e Shijakut në Shqipëri.
Gjatë muajve të përgjimit, ndodh që në muajt pasues në vend mbahen zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe klani kriminal i Avdylajve përfshihet rëndshëm në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve për llogari dhe në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, përfshi kryebashkiakun e Durrësit, qytetit të dytë më të madh në Shqipëri,”shkruan Bild.
Në përgjimin e dytë tregohet se si Avdylaj ndikon për vendosjen e kandidatëve për deputetë në listën e PS. Në rastin konkret bëhet fjalë për Ilir Ndraxhin.
“Astrit Avdylaj, kreu i klanit kriminal ‘Avdylaj’ në Shijak i telefonon kryebashkiakut të Shijakut për të organizuar një takim me të, me Vangjush Dakon, kryebashkiak i Durrësit, dhe me një kandidat të mundshëm dhe deputetin aktual ‘Liri’ (Ilir Ndraxhi), një person që klani kriminal i Avdylajve kërkon të vendoset si kandidat i PS. Takimi organizohet për të bërë pikërisht këtë: që të finalizohet një marrëveshje që Ilir Ndraxhi do të vendoset si kandidat i PS në Durrës, për të përfaqësuar interesat e klanit kriminal Avdylaj dhe klani Avdylaj do të ofrojë mbështetje të plotë për fushatën e PS në Durrës”, shkruan Bild.
PERGJIMI
Astrit Avdylaj: Alo!
Kryebashkiaku i Shijakut: Hë mo!
Astrit Avdylaj: Si je kryetar?
Kryebashkiaku i Shijakut: Si ke qenë?
Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit, ça po bën?
Kryebashkiaku i Shijakut: Jam akoma këtej, sa kemi mbaru dhe po hamë drekë.
Astrit Avdylaj: Të bëftë mirë! A e di pse të mora unë?
Kryebashkiaku i Shijakut: Po?
Astrit Avdylaj: Nesër kemi një takim në orën 10 të mëngjesit…alo?
Kryebashkiaku i Shijakut: Po, po, të dëgjoj, po.
Astrit Avdylaj: Unë, ti, Gjushi, Liri, vllai i Lirit dhe Jupi. Do pim një kafe nesër në Durrës në orën 10:00. Prandaj të mora sot me një fjalë.
Kryebashkiaku i Shijakut: Atëhere, nesër në 10:00 do jemi 5 minuta te Pallati i Kulturës, se ka vdek Niko Bespalla, ish-futbollisti jonë, shijaksi jonë. Është ceremonia te Pallati i Kulturës dhe takohemi atje.
Astrit Avdylaj: Do takohemi në një kafe, do sjell Paparitin, që të jemi nesër që…më kupton?
Kryebashkiaku u Shijakut: Pa merak pa merak.
Astrit Avdylaj: Se erdhën sot ato, po diskutonim, ishte dhe Juli…e kupton ku e kam fjalën? Ngaqë është edhe ai, që të jesh edhe ti normal, po nuk ishe ti, a më kupton?
Kryebashkiaku i Shijakut: E kuptoj!
Astrit Avdylaj: Alo, ça the?
Kryebashkiaku i Shijakut: Titi, pa merak them, atje në Durrës rri pa merak, se do jem dhe në ceremoni kshu që rri pa merak.
Astrit Avdylaj: Mirë, prandaj, që do ashtu që të jesj edhe ti me këto më kupton?
Kryebashkiaku i Shijakut: Po po!
Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit!
Kryebashkiaku i Shijakut: Hajt ciao ciao!
Bashkimi e mposht Sigal Prishtinën, e rrit presionin për poz...
Aksident në Durrës, vdes një 22-vjeçar
Tërmeti i fortë godet Greqinë
Haaland tregohet i sinqertë kur pyetet për formën e dobët të...
Sonte “Big Brother VIP 4”-Zbulohet se çfarë personazhe do të...
Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e saj është shu...