Arben Keshi, drejtor në Ministrinë e Brendshme, ishte personazhi kryesor në përgjimet e publikuara sot nga gazeta ‘Bild’ dhe që i përkasin dosjes 184 të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Keshi është regjistruar teksa bisedon me zyrtarë të lartë, përfshirë kryeministrin Edi Rama, për zgjedhjet në Dibër.
Shumë prej bisedave tregojnë hapur për presione të zyrtarëve ndaj punonjësve të administratës me qëllim manipulimin e votave.
Por zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar një kallëzimin penal të shtatorit 2016-të që opozita ka bërë ndaj Arben Keshit “për grupin e strukturuar të kapjes së zgjedhjeve në Dibër.” Zhupa thotë se përgjimet e publikuara sot nga Bild tregojnë se PD ka patur të drejtë në kallëzimin ndaj Keshit.
“Një nga të kallzuarit është pikërisht Arben Keshi, që sot nga përgjimet del qartë që PD ka pasur të drejtë në kallëzimin e saj. Por prokuroria e kapur nga Rama e la në sirtar dhe sot nuk kemi asnjë të dënuar dhe asnjë hetim për këtë kallëzim”, shkruan ndër të tjera Zhupa./tch/
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...