Përgjigjet e lotarisë amerikane u shtynë për në 6 qershor, reagon ambasada e SHBA-ve në Tiranë

19:18 | 4 Maj 2020
Arbresh Info

Ambasada amerikane në Tiranë reagon në lidhje me rezultatet e lotarisë.

Sipas ambasadës dalja e pergjigjeve eshte shtyre nga Departamenti i Shtetit per ne date 6 qershor per shkak te situates me pandemine e koronavirusit.

“Departamenti është duke e vonuar hapjen e kontrollit të statusit të regjistruesit për DV-2021, deri në datën 6 qershor 2020. Ky ndryshim është për shkak të përgjigjes tonë në lidhje me pandeminë COVID-19, e cila nuk do të ketë ndonjë impakt negativ në administrimin e DV-2021.

Për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2021 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.

Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve”, njofton ambasada.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme