Pak orë para protestës së opozitës, Policia ka paralajmëruar për akte dhune duke u bërë thirrje pjesëmarrësve, të mos tejkalojnë kufijtë e ligjit.
“Për shkak të informacioneve shqetësuese që Policia disponon, në vazhdën e protestave të shkuara të të njëjtave subjekte politike, u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve të mos tejkalojnë kufijtë e ligjit. Po ashtu, nisur nga ngjarja e rëndë e protestës së kaluar ku protestues të dhunshëm goditën me shufra metalike protestues paqësorë, u bëjmë thirrje organizatorëve të largojnë nga turma njerëz me maska apo me mjete të forta në duar, duke ia dorëzuar menjëherë Policisë Policia e Shtetit do t’i qëndrojë strikt parimit demokratik të proporcionalitetit dhe është e përgatitur të reagojë në proporcion të plotë, me çdo akt dhune”, u shpreh Aida Hajnaj, zv/drejtoresha e Policisë së Shtetit.
Opozita e bashkuar joparlamentare, do te mbaje protestën e saj te 8 kombëtare. Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kërkesat e saj mbeten të njëjta, zgjedhje të lira e të ndershme, për të cilat kërkon largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.
E ndërsa në Bulevard, fonia, e cila do të përdorë nga opozita gjatë protestës ka filluar te vendoset, kryeministria është rrethuar me kangjella, pas të cilave do të qëndrojnë rreth 1300 forca policie. Si edhe me pare, dyert e kryeministrisë janë përforcuar me llamarinë.
Pjese e masave te sigurisë, për mbarëvajtjen e tubimit të opozitës janë edhe kamerat me cilësi të lartë imazhi, të cilat do të regjistrojnë çdo akt dhune gjatë tubimit.
Përveç numrit te lartë të policëve, gardheve metalike e shtyllave të lyera me graso, në protestën e tetë të opozitës do të ketë edhe një risi. Mbrëmjen e djeshme, garda e republikës është parë të bëjë prova me prozhektorë të fuqishëm, në perimetrin e parlamentit. Çka do të thotë se ndryshe nga protestat e mëparshme ku tubimi zhvillohej në errësirë, ky perimetër pritet të jetë i gjithi i ndriçuar.
Ne gatishmëri do të qëndrojnë edhe makinat e ujit për shpërndarjen e turmave, si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Tubimi i opozitës fillon në orën 19:00 dhe mësohet se organizuesit kanë njoftuar në polici për një tubim, i cili do të zgjasë deri në mesnatë. Por ende, mbetet mister skenari i zhvillimit të kësaj protestë./Top Channel
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...