Shërbimi Informativ Shtetëror (SHIK) mësohet se ka marrë një informacion nga jashtë për një atentat të mundshëm ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Informacioni konfirmohet, por detajet mbeten konfidenciale, ndërsa menjëherë janë rritur masat e sigurisë për Bashën.
Mësohet se informacioni i mbërritur në Shërbimin Informativ i është përcjellë Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, dhe ky i fundit ia ka kaluar ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndërsa Policia dhe Garda e Republikës ka shtuar masat e sigurisë ndaj kryetarit të opozitës.
Shërbimi Informativ mësohet të ketë siguruar mjaftueshëm të dhëna për mënyrën sesi do të organizohej kjo ngjarje, e cila nëse do të ndodhte mund të shkaktonte një destabilizim të rëndë politik e social në Shqipëri, në një kohë kur debati politik është mjaftueshëm i ndezur për shkak të afrimit të zgjedhjeve, por edhe për shkak të qëndrimeve të ndryshme.
Informacioni është vlerësuar dhe masat e sigurisë ndaj Bashës janë rritur prej disa ditësh. Përveç shoqëruesve të zakonshëm që kujdesen për sigurinë e Bashës, janë edhe punonjës shtesë nga Garda e Republikës, të cilët e ndjekin atë në çdo hap.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...