Ish-presidenti, Bamir Topi ka folur pas takimit që ai pati me Presidentin, Ilir Meta në lidhje me ngërçin politik që ka kapluar vendin.
Topi u shpreh se janë vetëm tre rastet kur mund të shpërndahet, parlamenti duke lënë të kuptohet se nuk është ky momenti.
Fjala e Topit:
Respektova ftesën e Presidentit Meta, duhet të ketë balancë të institucioneve. Ndodhemi në këtë situatë për shkak të marrëveshjes së 2008. Palët në këtë përplasje duhet të gjejnë vullnetin për të dhënë një zgjidhje, ne duhet ti japim zgjidhje institucionit më të rëndësishëm.
Janë 3 raste kur parlamenti mund të shpërndahet në kushtetutë.
Rastet kur mund të shpërndahet parlamenti janë:
I pari i përket nenit 87, pika 5 dhe ka të bëjë me procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Në rast se zgjedhja dështon në të pesta raundet, Kuvendi shpërndahet vetë pa ndonjë dekret presidencial.
“Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjë kandidat nuk siguron shumicën e kërkuar, ose kur pas votimit të katërt pa sukses nuk paraqitet asnjë kandidaturë e re, Kuvendi shpërndahet. Zgjedhjet e reja zhvillohen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e tij”.
Rasti i dytë parashikohet kur Parlamenti dështon për të zgjedhur Kryeministrin e ri. Në një situatë të tillë, shpërndarja bëhet nga Presidenti, siç përcaktohet në nenin 96 të Kushtetutës, në pikën 4.
“Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin”.
Rasti i tretë ka të bëjë me mocionin e besimit të qeverisë të paraqitur nga vetë Kryeministri, i sanksionuar në Kushtetutë në nenin 104, pika 2. Kur mocioni votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, është Kryeministri ai që i kërkon Presidentit ta shpërndajë Kuvendin.
“Presidenti shpërndan Kuvendin brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës. Kërkesa për mocion besimi nuk mund të paraqitet gjatë periudhës së shqyrtimit të mocionit të mosbesimit, sipas nenit 105”.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk parashikon asnjë moment tjetër kur Presidenti, me iniciativë të tij të mund të shpërndajë Kuvendin./tch
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK