Kreu i LSI-së, Ilir Meta duke folur për gazetarët pas takimit me Edi Ramën, është shprehur se gjatë diskutimit në tryezë janë marrë 3 vendime të rëndësishme.
“Dëshiroj të theksoj se qëllimi i takimit ishte rritja e përpjekjeve tona për garantuar paprekshmërinë e votës së shqiptarëve që është edhe një angazhim kryesor i marrëveshjes së 22 prillit 2013.
Do të nisim një dialog pa kushte me opozitën dhe drejtuesin e saj.
Kemi vendosur të vazhdojmë procedurat për presidentin e ri, por pa mbështetur asnjë emër asnjë kandidaturë, pa opozitën.
Kemi vendosur ti drejtohemi zyrtarisht PPE-së ku edhe PD është anëtarë që të asistojë sa më shpejt të jetë e mundur në këtë dialog”, u shpreh Meta./Syri.net
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...