Përfundon restaurimi i Kishës së Shën Marisë në Mamurras/ Rama: Një tjetër destinacion i turizmit ka dalë në dritë

13:16 | 15 Korrik 2024
E.H

Kisha e Shën Mërisë në fshatin Shënmëri, Mamurras, ka përfunduar restaurimin.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili ka ndarë disa foto në rrjetet sociale.

Ai thekson se kjo kishë me status Monument Kulture i Kategorisë së parë (I), tashmë është një tjetër destinacion i turizmit historik e kulturor, që ka dalë në dritë.

“Një tjetër thesar i vyer i trashëgimisë sonë kulturore ka dalë në dritë. Kisha e Shën Mërisë në fshatin Shënmëri, Mamurras, me status Monument Kulture i Kategorisë së parë (I), tashmë është një tjetër destinacion i turizmit historik e kulturor, falë projektit për rijetësimin e saj, që ka rikthyer vlerat e këtij objekti kishtar që daton prej shekullit XV. Ndërhyrja e bërë nga specialistët përkatës konsiston në restaurimin dhe konsolidimin e mureve të kishës, restaurim i pikturës murale si dhe vendosja e një strehe metalike tek pjesa e absidës aty ku gjendet edhe piktura murale”, ka shkruar Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme