Përfundon protesta në Shqipëri, Basha ka një mesazh për Ramën

23:12 | 21 Qershor 2019
Arbresh.info

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalimin mbyllës të protestës së opozitës nga selia blu u shpreh i qartë se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë, dhe se 30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës.

“Mirënjohje për ju që sonte shkatërruat një plan djallëzor për të hequr nga qafa e Edi Ramës, kularin që i ka vënë Europa pas skandalit të publikuar nga “BILD”. Ju nuk ndihmuat Edi Ramën, sepse nuk ratë pre e provoktimit që të mbyllnit këtë skandal me zhurmën e provokimit. Mirënjohje të madhe kam për tëe gjithë qytetarët e Tiranës, shqiptarët që u bashkuan. Asgjë nuk na ndal, asnjë hap pas nuk hedhim, 30 qershori është varreza politike e Edi Ramës. Zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë”, theksoi Basha para protestuesve që kishin shkuar tek selia blu.

Një paralajmërim Basha e pati edhe për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kupolën e policisë, kur tha se vendin e Bardh Spahisë dhe të arrestuarve të tjerë do ta zënë ata, shkruan Oranews.

“Duke kujtuar me respektin dhe mirënjohjen time më të thellë çdo liberator të arrestuar dhe mbajtur padrejtëisht në burg, si të burgosur politik të Edi Ramës, nga Bardh Spahia me shokë dua ti them kupolës mafioze, të gjithë veglave qorre, nga Sandër Lleshaj tek polici më i fundit, i cili shkel ligjin dhe dhunon opozitën. Shumë shpejt do ta zëvendësoni ju, ju do të shkoni atje. Liberatorët janë krenaria jonë, frymëzimi ynë. Beteja do të vazhdojë ditë për ditë, orë për orë, Rama ik”, tha Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme