Ka përfunduar mbledhja e Komisionit të Rithemelimit në selinë e PD.
Fokusi ka qenë te çështjet organizative. Ish-kryeministri Sali Berisha në përfundim të mbledhjes ka deklaruar se do të ketë vendimmarrje në të gjitha nivelet.
“Është një proces vendimmarrje në të gjitha nivelet në bazë. Edhe sot janë marrë vendime për organizimin. Më ktheni mua në kohë pas unë dua të shoh përpara”.
Më herët gjatë ditës së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me disa përfaqësues nga Komisioni i Rithemelimit, u takuan me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajn dhe Sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhi. Berisha tha se ka kërkuar bashkimin e demokratëve, kurse kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se i ka kërkuar ish-kryeministrit të largohet. Sipas tij PD nuk mund të ecë përpara duke parë nga e shkuara dhe me persona që janë klasifikuar non grata nga SHBA./abcnews.al
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata