Të gjitha lagjet rreth qendrës së Tiranës do të kenë një shërbim më të mirë të furnizimit me ujë të pijshëm.
Bashkia e Tiranës, krahas punimeve për fazën e dytë të rehabilitimit të sheshit “Skënderbej” dhe lulishteve të tij, ka kryer edhe të gjitha punimet nëntokësore sa i përket ujësjellësit. Punimet janë kryer përgjatë rrugës “Abdi Toptani” deri në qendër, duke bërë të mundur ndërtimin e një linje të re të furnizimit me ujë.
Në këtë hapësirë të kryeqytetit janë kryer investime hidroteknike prej UKT-së, në mënyrë që të shtohet kapaciteti i transmetimit dhe cilësia e furnizimit me ujë, jo vetëm për banorët, por edhe bizneset e zonës së qendrës të cilat tërheqin shumë turistë. Ky investim lidh në këtë mënyrë edhe pjesën e qendrës së Tiranës me linjën kryesore të transmetimit të ujit që u ndërtua një vit më parë përgjatë rrugës “George W Bush” dhe përgjatë unazës.
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...