Përfundoi mandatin, stafi i ambasadës dhurata për Yuri Kim

12:42 | 25 Qershor 2023
K.B

Stafi i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i ka dhënë përshëndetjen e lamtumirës ambasadores Yuri Kim, e cila përmbylli pas tre vjetësh detyrën e saj në Shqipëri.

Ata vlerësuan përpjekjet e diplomates amerikane për punën që ka bërë për të cuar përpara marrëdheniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Komuniteti i ambasadës u mblodh këtë javë për t’i thënë lamtumirë Ambasadores Yuri Kim teksa ajo niset nga Shqipëria për detyrën e saj të radhës në Uashington DC. Stafi amerikan dhe shqiptar ndanë vlerësimet për ambasadoren për përpjekjet e saj për të çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, udhëheqjen e saj dhe për dhembshurinë dhe kujdesin e saj për punonjësit e Ambasadës së SHBA në Tiranë”, shkruan ambasada në rrjetin social “Facebook”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme