Një zjarr ka përfshirë një qendre tregtare në qytetin e Lushnjës në Shqipëri.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se zjarri ka përfshirë katin e tretë të qendrës tregtare.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie si edhe ato të shërbimit zjarrfikës.
Euronews Albania bën me dije se në qendrën tregtare ndodhen njerëz të cilët po nxirren me urgjencë jashtë ambienteve të bizneseve.
Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve si dhe evakuuimin e personave.
Ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qëndrën Tregëtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregëtare.
Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve.
Shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...