Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke në Krujë, zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar zjarrin

16:54 | 14 Tetor 2023
E.K

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe toke bujqësore në fshatin Gramzë të Krujës.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shërbimit zjarrfikës të Krujës.

Zona është e mbuluar nga një re e madhe tymi, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht pranë vatrave të zjarrit nuk ndodhen banesa, ndërsa dyshohet se zjarri është vënë për të djegur mbetjet në parcelat bujqësore. /abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme