Përfshihet nga flakët një servis makinash në Lushnje

17:22 | 7 Janar 2023
E.H

Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune në Savër të Lushnjes.

Si pasojë e flakëve janë dëmtuar automjetet që ndodheshin në servis.

Përveç dëmeve materiale fatmirësisht nuk ka të dëmtuar në njerëz.

Në vendin e ngjarjes mësohet se kanë shkuar shërbimet e zjarrfikëses ashtu sikurse edhe të policisë.

Paraprakisht gazetarja raporton se zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Megjithatë do të jenë hetimet e policisë ato që do të zbardhin shkaqet përfundimtare të rënies së zjarrit.

Dëmet për pronarët e automjeteve që ndodheshin në servis dyshohet të jenë të mëdha, pasi bëhet fjalë për makina të shtrenjta./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme