Pasditen e sotme një banesë në Kamëz është përfshirë nga flakët.
Sipas policisë rreth orës 16:15 kati i dytë i një banese në rrugën “Xhorxh Bush” në Kamëz është përfshirë nga flakët, ndërsa në këtë banesë jetonte me qira shtetasja L.T.
Si pasojë e flakëve ka pasur vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit të cilët po mundohen që të bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.06.2020, rreth orës 16:15, në Kamëz, në rrugën “Xhorxh Bush”, ka rënë zjarr në katin e dytë të banesës me qera të shtetases L.T., ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikses të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.
“U kry çdo sen” – Gjesti shpërthen në lot pas nominimit kokë...
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...