Një makinë është përfshirë nga flaket në Bypassin e Vlorës, në afërsi të fshatit Tragjas.
Automjeti tip “Mercedes” i cili ishte duke ngjitur këtë aks rrugor, nga temperaturat e larta ka pasur një shkëndijë elektrike në motor.
Drejtuesi i makinës ka ndjerë tym dhe më pas flakën , gjë që ka bërë të dalë nga makina pa marrë asnjë lëndim. Janë njoftuar zjarrfikësit që kanë mbërritur me shpejtësi por makina është shkrumbuar pothuajse e gjitha.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:55, në Bypass-in Orikum-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti me drejtues shtetasin F. D, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lansohet projekti GENESIS, mbështetur nga Ministria për Evro...
Skandali i Shërbimeve Postare Diplomatike, reagojnë nga MPJD
Osmani takohet me Hovenier, flasin për zhvillimet e fundit n...
Kurti takohet me Guerotin, temë diskutimi ishte bashkërendim...
Shqipëri, shtohen problemet e shëndetit mendor tek të rinjtë
Emery thotë se me Aston Villa synon të fitojë trofe