Përfshihet nga flakët banesa private në Tiranë, shkak bombola e gazit

16:35 | 17 Shtator 2023
E.G

Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në zonën e “Misto Mames” në Tiranë.

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në bombolën e gazit, ka rënë zjarr në një banesë private.

Shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Njoftimi i policisë

Më datë 17.09.2023, rreth orës 14:35, në lagjen “Misto Mame”, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombolën e gazit, ka rënë zjarr në një banesë private.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./euronews.al

Të ngjashme