Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe pyje në Radostinë të Fierit të Shqipërisë.
Mësohet se katër ekipe zjarrfikësish kanë mbërritur në vendngjarje.
Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por dyshohet nga pakujdesia.
Ndërkaq, policia ka mbërritur dhe po heton shkaqet e plota./abcnews.al/