Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste u paraqit raporti gjashtëmujor i llogaridhënies publike të qeverisë ‘Rama 2’, ku listoheshin arritjet e secilit ministër.
Bazuar mbi këtë analizë performance, kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndryshime në qeveri në muajin shtator, duke sinjalizuar largimin e ministrave që sipas tij nuk janë në lartësisë e duhur.
Nga raporti që disponon Shqiptarja.com, për gjashtëmujorin e parë të qeverisë ‘Rama 2’, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, renditet në krye për numrin më të lartë të arritjeve konkrete. Si arritje përmenden kapja 623 kg kokainë në Durrës, Vetingu në polici, zero kultivim droge gjatë 2018, goditja e 9 grupeve kriminale, me 91 anëtarë të arrestuar, sekuestrimi i asetet të krimit në vlerën 10 milionë euro, dy marrëveshje ndërkombëtare, 36 945 kontrolle në territor etj.
Ndërkaq, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetajt, referon si arritje konkrete rritjen ekonomike 3.84 %, uljen e papunësisë në 13.4 %, 10 mijë ndërmjetësime për punë, rritjen e eksporteve me 21.5 %, rritjen e të ardhurave në 3-mujorin e parë të 2018 me +8.6 %, uljen e kostos së borxhit, regjistrimin e 1 787 bizneseve të reja, rritjen e ramitancave nga emigrantët me 4.2 etj.
Për Ministrinë e Mbrojtjes, referohen si arritje përballimi i 4 situatave të emergjencave civile, ndërtimi i 11 urave, pastrimi dhe meremetimi i varrezave të Dëshmorëve të Kombit në 26 rrethe, pastrimi i akseve kryesore në vend, asgjësimi i municioneve të paplasura të gjetura në të gjithë vendin etj. Arritje konkrete referohen edhe për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si mbulimi i nevojave me mjekë në spitalet Kukës, Shkodrës, Korçë, Berat, Lezhë dhe Tepelenë, rritje e kontrollit shëndetësor bazë me 27 për qind, rimbursimi i barnave të reja, rimbursimi i fashave të diabetit për 1 500 fëmijë diabetikë, investime dhe eliminimi i burokracive. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, nën drejtimin e Damian Gjiknurit, referon si arritje 650 milionë euro investime, mirëmbajtjen dimërore të 1 679 km rrugë, nënshkrimin e kontratës për Rrugën e Arbrit, fillimin e procedurat së koncesionit të Aeroportit të Kukësit, 49 projekte në ujësjellës-kanalizime me vlerë 2.13 miliardë lekë etj.
Ministrat me më pak arritje
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, rezulton me më pak arritje gjatë gjashtë muajve të parë të mandatit qeverisës. Si arritje të dikasterit që drejtohet nga Bushati, përmenden miratimi i ligjit për pakicat kombëtare, takim me ambasadorët e RSH dhe aktorët e diplomacisë ekonomike, kontributi në axhendën e të drejtave të njeriut etj. Si arritje e MEPJ referohet edhe çelja e negociatave dhe zbatimi i reformës në drejtësi, por për këtë dy procese merita nuk mund të jetë ekskluzivitet e një ministrie. Në veprimtarinë e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, për këto gjashtë muaj, shënohen si arritje 39 mijë përdorues online në Bibliotekën Kombëtare, ngritja e sportelit unik për administrimin e të drejtës së autorit i dhe vendosja e sistemit të biletarisë online dhe kamera sigurie në 3 muze, 2 parqe kombëtare dhe 2 kala. Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, nën drejtimin e Lindita Nikollës, liston si arritje nismën 3 lënë në 6 orë, hartimin e planeve shkollore me prindër në ditët e hapura në shkollë, ku morën pjesë 60 % e prindërve, programin të bëjnë detyra në shkollë dhe zbatimin e programit në 15 gjimnaze të Tiranës për orët e sigurisë. Ndërkaq, veprimtaria e Ministrisë së Shtetit për Diasporën, gjatë këtij gjashtëmujori ka konsistuar në miratimin e legjislacionit dhe nënshkrimit të disa marrëveshjeve.
Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste se në shtator përveç ndryshimeve në Kryesinë e partisë mund të ketë edhe në qeveri nëse nuk janë plotësuar të gjitha pritshmëritë.
Arritjet për secilin ministër të qeverisë ‘Rama’ 2
Arritjet e Ministrisë së Brendshme
Marrëveshja me Komisionerin e BE për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë Avramopus për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin e drejtësisë së BE si dhe marrëveshja me FRONTEX për menaxhimin e kufirit, e para me një vend jo i BE.
SELEC i akordoi Shqipërisë dy certifikata nderi për finalizimin e dy operacioneve policore ‘Koordinimi’ dhe ‘Alias’ për trafik narkotikësh.
Ulja e numrit të kërkesave për azil me 24 %.
Miratimi i ligjit për Vetingun në polici.
Krijimi i taks-forcës ‘Forca e Ligjit’.
U goditën 9 grupe kriminale, me 91 anëtarë të arrestuar, u sekuestruan 10 milionë euro asetet të krimit.
U kapën 623 kg kokainë në Durrës.
U kapën 11 kg kokainë në Durrës.
U proceduan 23 zyrtarë për abuzimet me tokat ne bregdet.
U nënshkrua kontrata me delegacionin e BE për mbështetjen e strategjisë anti-kanabis.
U ushtruan 36 945 kontrolle në territor nga 3 581 grupe kontrolli.
Asnjë rast kultivimi droge gjatë 2018.
Në shkurt u regjistrua vetëm një vrasje.
Rritja e numrit të telefonatave të qytetarëve tek numri 129 me 23 %.
Është formatuar roli i oficerit të policisë.
Ka nisur fushata ‘Shkolla të Sigurta’.
Janë hequr dhe nuk kërkohen më 57 dokumente.
Arritjet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Kujdesi parësor, Kamëz 78 milionë lekë për 100 mijë banorë. Laprakë 30 milionë lekë për 70 mijë banorë. Libofshë, 10 milionë lekë për 10 mijë banorë. Kastriot të Dibrës 14 milionë lekë.
Mbulimi i nevojave me mjekë në spitalet Kukës, Shkodrës, Korçë, Berat, Lezhë, Tepelenë.
Programi i patronazhit, kanë përfituar 2 902 pacientë.
Kontrolli shëndetësor bazë është rritur me 27 për qind.
Lista e barnave të rimbursueshme në 2018, 3 diagnoza të reja, 36 barna të rinj, 4 300 përfitues të rinj.
Rimbursimi i fashave të diabetit, 1 500 fëmijë diabetikë 0-18 vjeç do përfitojnë rimbursimin e fshave për matjen e glicemisë. Hiqet detyrimi i paraqitjes dy herë në vit tek mjeku.
Rehabilitim i Spitalit të Traumës.
Instalim i akseleratorit linear në QSUT.
Reanimacioni i kardiologjisë në QSUT, 9.5 milionë lekë.
Lirimi i 1 890 m2 hapësira në 11 spitale rajonale nga aktiviteti privat.
Zgjedhja me konkurrim publik të drejtuesve të 40 spitaleve.
426 lidhje të reja me energji elektrike në qendrat shëndetësore.
311 lidhje të reja me uji të pijshëm.
354 ndërhyrje të reja në infrastrukturë.
Kanë filluar procedurat për rehabilitimin e 69 qendrave shëndetësore.
Janë eliminuar 118 nga 299 dokumente.
Digjitalizimi: Receta elektronike, referim elektronik, regjistrat e sëmundshmërisë.
Miratuar me VKM ngritja e Fondit Social, për të ngritur 27 qendra të reja multifunksionale për shërbime të integruara në 27 bashki.
Zbatimi i skemës së re të ndihmës ekonomike në 12 qarqe duke shënjestruar familjet e varfra.
Arritjet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë
Rritja ekonomike +3.84 %.
Ulur papunësia në 13.4 %.
Rritur eksportet me 21.5 5.
Nuk ka borxh të ri.
Hiqen 13 lloje dokumentesh.
Të ardhurat në 3-mujorin e parë të 2018 rrijte +8.6 %.
Në 3-mujorin e parë të 2018 ka ulje të kostos së borxhit.
Në mars u regjistruan 1 787 biznese të reja.
Bizneset aktive u rritën në 205 357 nga 202 536 në fillim të vitit.
Remitancat nga emigrantët rritje + 4.2 %.
Punëkërkues të papunë në zyrat e punës ulje 85 793 nga 98 067 që ishin.
10 mijë ndërmjetësime për punë.
Arritjet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë
320 milionë euro investime të kontraktuara në sektori privat për prodhim energjie.
Marrëveshja hidrokarbure për bllokun 4 me SHELL duke mundësiar mbi 200 milionë euro investime.
89.8 milionë euro investime në KESH, OST, OSHEE.
Ndërtimi i fabrikës së pasurimit të bakrit në Spaç, 11 milionë euro.
Vënia në punë e uzinës së re të ferrokromit në Elbasan 19.4 milionë euro.
Statusi i naftëtarit dhe dhënie e certifikatave të para.
Dhënia me koncesion e minierave të Bllanës.
Investime për përfundimin e 33 segmenteve rrugore, 10.35 miliardë lekë.
Pastrimi i pyjeve dhe hapësirave nga aktivitetet civile.
Mirëmbajtja dimërore 1 679 km rrugë.
Nënshkrimi i kontratës për Rrugën e Arbrit.
Fillimi i procedurave për rehabilitimin e linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Vënia në funksion e stacionit të përbashkët hekurudhor të Tuzit me impakt tregtar me Malin e Zi
Fillimi i procedurat së koncesionit të Aeroportit të Kukësit.
49 projekte në ujësjellës-kanalizime me vlerë 2.13 miliardë lekë.
Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit të Gjirit të Lalzit.
Sistemi i menaxhimit të mbetjeve të ngurta në Qarkun e Beratit.
Arritjet e Ministrisë së Mbrojtjes
Përballimi i 4 situata të emergjencave civile, tre raste përmbytjeje dhe një rast i reshjeve me dëborë.
Janë ndërtuar 11 ura “Bailey’.
Janë krye 1370 vizita mjekësore dhe ekzaminime për banorë në zona të ndryshme të vendit.
Dhuruar 6 mijë libra artistikë në shkolla.
Pastrim dhe meremetim i varrezave të Dëshmorëve të Kombit në 26 rrethe.
Kontribut në pastrimin e akseve kryesore në vend.
Studime për akset kryesore të vendit, zonat e ulëta bregdetare, digat dhe lumenjtë.
Modernizim i kapaciteteve për shuarjen e zjarreve.
Asgjësim i municioneve të paplasura të gjetura në të gjithë vendin. 29 operacione. Mbështetje e projektit TAP, kontrolluar dhe certifikuar 41 450 ml me sipërfaqe 1 658 000 m2.
Arritjet e ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
20 vizita në selitë e sipërmarrjeve të mëdha, në kuadër të qasjes së re të qeverisë ndaj sipërmarrjes.
Lançimi i projektit ‘Stop Pengesave’, për lehtësimin e procedurave.
Dy raporte për trajtimin e ankesave nga sipërmarrja.
Libër ‘Prodhuesit Shqiptar’.
Ndërmjetësuar komunikimi mes sipërmarrjes dhe institucioneve publike për zbatimin e kontratave.
Vijon puna për implementimin e 32 propozimeve të sipërmarrjes.
Arritjet e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit
Inspektuar 274 gurore, ku 20 janë gjobitur, 12 u janë hequr lejet.
Verifikuar dhe mbyllur 33 furra gëlqereje.
Inspektuar 126 subjekte skrapi, mbyllur 89 prej tyre.
Evidentuar 168 vendgrumbullimi mbetjesh, po rehabilitohen 38, zhvendosur 54, mbyllur 76.
Miratuar suplementi i Trashëgimisë Botërore të plantit të peizazhit të mbrojtur ujor/tokësor të liqenit të Pogradecit.
Hartuar plani për sezonin turistik 2018.
Heqjen e vizave që me 1 maji për sezonin turistik.
Procesuar 1 ligj dhe 9 VKM.
Hequr/thjeshtuar 23 dokumente.
Arritjet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Mbyllur 98 thertore jashtë standardit.
1 mijë kafshë të therura të regjistruara, krahasuar me 6-mujorin e parë të 2017.
Janë rehabilituar në ujitje 12 000 ha.
Rehabilitim i argjinaturës në Divjakë dhe Ura e Mifolit.
Agro-përpunimi, 5 mijë aplikime për 15 produkte që mbështeten me fond.
Janë hequr 23 dokumente.
3 mijë persona të punësuar në sektorin e peshkimit.
Ndihmë ndaj fermerëve, janë realizuar 5 agropikat e para.
Arritjet e Ministrisë së Drejtësisë
Vënia në funksion e organeve të Vetingut në drejtësi. Janë larguar nga sistemi 18 prokurorë dhe gjyqtarë.
Është prezantuar draft-strategjia dhe ngritur rrjeti ndërinstitucional për drejtësinë për të mitur.
Është vënë në funksion zyra e ndihmës juridike falas në Ministrinë e Drejtësisë. Janë ngritur 4 qendra në Fier, Lezhë, Tiranë dhe Durrës. Nga 320 kërkesa, janë zgjidhur 280.
Janë hequr 46 dokumente për qytetarët të kërkuar për 75 shërbime.
Është reduktuar koha e marrjes së dëshmisë së penalitetit nga 6 ditë në 15 ditë.
Arritjet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme
Miratimi i ligjit për pakicat kombëtare.
Kontribut në axhendën e të drejtave të njeriut.
Ritëm pozitiv të mbështetjeve për kandidaturën e RSH në KS (2022-2023).
Takim me ambasadorët e RSH dhe aktorët e diplomacisë ekonomike.
Ngritje e Back Office për monitorimin e interesit të shprehur të sipërmarrjes së huaj në RSH.
Shkurtim i dokumentacionit për shërbimet, 40 % më pak.
Shtim i shërbimeve në përfaqësi, 20 % më shumë.
Heqja e rezervave të vulës apostike, kosto e ulur nga 20-60 euro.
Dixhitalizim i aktivitetit, shërbimeve konsullore dhe dhënies së informacionit.
Arritjet e Ministrisë së Shtetit për Diasporën
Krijimi i Agjencisë Kombëtare për Diasporën.
Miratimi i ligjit për diasporën.
Miratimi i ligjit për Fondin Shqiptar të Zhvillimit të Diasporës.
Marrëveshje mirëkuptimi me Kryqin e Kuq.
Marrëveshje me Bakën e Shqipërisë.
Marrëveshje me qeverinë e Kosovës për bashkëpunim për Diasporën.
Marrëveshje me qeverinë e Kosovës për qendrat kulturore të Diasporës.
Arritjet e Ministrisë së Kulturës
Ngritja e sportelit unik për administrimin e të drejtës së autorit.
Sistem biletarie online dhe kamera sigurie në 3 muze, 2 parqe kombëtare dhe 2 kala.
Miratuar 9 akte rregullimi.
Reduktuar dokumentacioni me 46 %.
39 mijë përdorues online në Bibliotekën Kombëtare.
Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë
Nisma 3 lënë në 6 orë.
Hartimi i planeve shkollore me prindër në ditët e hapura në shkollë, ku morën pjesë 60 % e prindërve.
Program për t’u ofruar 15 457 nxënësve të bëjnë detyra në shkollë.
Program pilot në 15 gjimnaze të Tiranës për orët e sigurisë./Shqiptarja.com
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju