Google ADS

Përdhunonte vajzat e reja, kapet më në fund “përbindëshi” shqiptar

01:09 | 11 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Një shqiptarë i cili përdorte një profil fals në “Facebook”, ku përdorte foton e një djali të bukur me qëllim për të joshur vajza te reja, ka rënë në pranga të policisë italiane.

Qëllimi i tij ishte që më anë të kësaj adresë të futë në kurth vajza të vogla, shkruan liberoquotidiano.it

Kjo është pak a shume vetëm fillimi i historisë së 40 -vjeçari shqiptar, i cili qëndronte pa dokumente, për së fundmi ka përfunduar në burg në Monza të Italisë.

Mbi të rendon akuza se ka përdhunuar të paktën 3 vajza.

Shqiptari 40- vjeçar, rezulton të jetë arrestuar dhe më parë për dhunë seksuale ndaj një vajze në Solaro.

Mediat italiane shkruajnë se ai përdorte rrjetet sociale për të afruar viktimat, i joshte që t’i dërgonin foto intime dhe më pas i kërcënonte, duke i detyruar të kryenin marrëdhënie seksuale, në mënyrë që të mos i publikonte fotot, shkruan albeu.

Sipas maduave të vendit fqinj, emri që përdorte në Facebook ishte Emanuele dhe ndryshonte foton e profilit nëse zbulohej. Ishte zbuluar dhe arrestuar në Mars të 2016 -ës për dhunë dhe materiale pedopornografike. Tashmë, hetimet e gjykatës së Monza-s dhe Milanos kanë arritur të identifikojnë edhe 3 raste të tjera.

Një vajzë 17 – vjeçare, e cila jetonte në Napoli, është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale të paktën 3 herë. Një tjetër vajzë në Cesano është përdhunuar dy herë, në kohën kur ishte ende minorene. Dhe në fund, një vajzë 21 – vjeçare në Milano, e detyruar gjithashtu që të kryente marrëdhënie seksuale me forcë.

Shqiptari i kërcënonte, i torturonte psikologjikisht dhe në pak kohë i fuste në grackë. Përballë kërcënimit të publikimit të fotove nudo, adoleshentet detyroheshin të bënin siç donte 40 – vjeçari.

Mediat italiane shkruajnë më tej se takimet kishin ndodhur në shtëpitë e tyre, përveç një rasti. Në kompjuterin e shqiptarit u gjetën më qindra foto vajzash nudo, e shumë imazhe të viktimave të tij. Gjithçka u zbulua falë një prej vajzave, e cila e tmerruar nga çfarë i kishte ndodhur, ia rrëfeu gjithçka nënës së saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme