Përdhunoi për 16 vjet vajzën, pendohet babai ‘monstër’! Ja çfarë tha para gjykatës

00:30 | 2 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Pas arrestimit mbrëmjen e djeshme babai “monstër” që përdhunoi të bijën është lënë ditën e sotme në burg. Mësohet se sot Qirjako Nakuçi, i cili ka akuzuar seksualisht me të bijën prej 16 viteve, ka shprehur pendesë në gjykatë.

Seanca ndaj 61-vjeçarit u zhvillua me dyer të mbyllura por sipas burimeve sot babai abuzues u pendua. Ndryshe nga dy ditë më parë kur ai ka mohuar ngjarjen sot Nakuçi i ka pranuar të gjitha i penduar.

Fillimisht 61-vjeçari i mohoi të gjitha, më pas e ka pranuar përdhunimin pjesërisht, duke thënë se nuk ka abuzuar me vajzën kur ajo ka qenë e mitur.

Ndërsa, duke pranuar incestin, sipas tij, kur vajza ka qenë në moshë madhore, ai e ka ndarë “fajin” me të bijën, duke thënë se nuk ka ndodhur pa dëshirën e saj.

25-vjeçarja ka treguar se gjashtë vite më parë i ati e la shtatzënë e ajo abortoi fëmijën.

E reja ka treguar se i ati e ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë të vazhdueshme dhe nuk e ka lejuar që t’i tregojë askujt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme