Është përcjellë për në banesën e fundit 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u vra dje nga një skaf që drejtohej nga polici Arjan Tase.
Familja hapi dyert e mortit në banesën e tyre në Laprakë ku qindra njerëz shkuan për të dhënë ngushëllimet e tyre.
Një autoambulancë ka mbërritur pranë familjarëve në rast emergjence për shkak të situatës së rëndë.
Sjellim në vëmendje se më herët, AMP ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në plazhin e Potamit në Himarë kur komisari Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdiu.
Ish efektivi futi gomonen në hapësirën e rrethuar për pushuesit me bova plastike.
Pasi zbarkoi në breg familjarët e tjerë në bord, kreu manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur.
Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, Jonada Avdiun duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës.
Tase akuzohet për veprën penale të “Vrasjes së kryer nga pakujdesia”, e cila në nenin 85 të kodit penal parashikon gjobë ose maksimumin e dënimit deri në 5 vite burg./abcnews.al/
Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Cels...
Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufi...
Gjermania kërkon kontrolle shtesë për emigrantët
Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti, ja d...
Mbi 29 000 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit
Hakerat kinezë synuan të marrin të dhëna nga telefonat e Don...