Përballja Rama-Meta në Gjykatën Kushtetuese/ Shtyhet seanca e së enjtes

12:50 | 23 Mars 2021
Arbresh.info

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se seanca publike e caktuar për të zgjidhur çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencave, mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, e cila ishte planifikuar të mbahej më 25 mars, do të shtyhet në një datë tjetër ende të pacaktuar.

Dy krerët u përplasën për mosdekretimin e ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj nga ana e Metës, transmeton tch.

Seanca u shty pasi njëri nga anëtarët e gjykatës është me Covid-19. Nga shtatë, mbeten 6 anëtarë dhe numri nuk është i plotë për të zhvilluar seancën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme