Përballja në derën e Kryeministrisë

17:50 | 16 Shkurt 2019
Arbresh.info

Për plot pesë orë, mijëra protestues të ardhur nga çdo cep i Shqipërisë shprehën revoltën e tyre. Pikë kryesore e sulmit ishte pikërisht dera e Kryeministrisë, e cila u godit me skela, tulla e gurë e madje u tentua t’i vihet flaka.

Në disa foto të shpërndara nga LSA-ja duket qartë momenti kur burra e djem, mbajnë në duar e krahë skela, elementë metali por edhe gurë e pllaka të shkulura në bulevard me të cilat qëllojnë dhunshëm derën e Kryeministrisë.

Ndërsa orët kalonin në pjesën prej xhami u dukën vrimat e para që kishte lënë sulmi, e pikërisht përmes këtyre vrimave edhi edhe përgjigja.

Nga brenda kryeministrisë policia iu përgjigj me gaz lotsjellës protestuesve. Shihni të gjitha fotot për të parë se si përballja e vërtetë u zhvillua pikërisht në derën e Kryeministrisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme