Përballja me zjarret në këto temperatura dhe terrene të vështira është një nga sfidat e mëdha të Forcave të Armatosura në këta muaj të nxehtë.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë publike në rrjete sociale dëshminë e Kolonel Dritan Durmishaj, i cili është një nga efektivët e shumtë që sakrifikojnë çdo ditë në shërbim të atdheut dhe popullsisë civile, duke fituar betejën në luftë më flakët.
“Mirënjohje për përkushtimin e paçmuar të çdo efektivi të angazhuar në këtë detyrë, për ndjenjën e përgjegjësisë dhe humanizmit dedikuar mbrojtjes së jetës së qytetarëve tanë, pronës së tyre dhe natyrës së vendit tonë”, shkruan Peleshi.
Duke shpjeguar masat paraprake, Kolonel Durmishaj shpjegoi se çdo mision ka përgatitjen e vetë.
“Mbase për ata që janë jashtë aviacionit duket shumë e thjesht, por për pilotët dhe teknikët duhet një kohë e caktuar që të përgatiten, të gjendet terreni ku do të fluturojë. Për mjetin ajror sa më lart të jetë terreni aq më e vështirë është për të kryer operacionin për shkak të ngarkesës dhe kushteve meteorologjike”, tregon ai.
Duke folur për misionin e fundit, Kolonel Durmishaj u shpreh se “morëm një thirrje nga AKMC për një fshat në Klos, ku një masiv pyjor kishte marrë zjarr dhe për shkak të terrenit shumë të vështirë malor dhe të thepisur kërkohej edhe ndërhyrja e mjeteve ajrore”.
“Me të marrë sinjalin, ekuipazhet u përgatitën dhe filluan detyrën duke ndihmuar forcat zjarrfikëse të cilat ndodheshin në terren, por terreni ishte mjaft i thepisur dhe shumë i vështirë”, tha ai./rtsh.al/
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund luftës në Uk...
Murati: Secili që dëshiron mund të heq dorë nga lista përfit...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...