Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e hënë) ndeshjen e fundit të Grupit B ndaj Spanjës, në kuadër të Euro 2024.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar se askush nuk do ta besonte me mendje, pasi me zemër është tjetër punë, që Shqipëria do arrinte të kualifikohej e treta në grupin “EURO2024”.
Rama përmes një postimi në Facebook, shkruan se Shqipëria arriti të jetë e treta në lojë dhe jo e fundit në atë që është quajtur botërisht si “grupi i vdekjes”, raporton Arbresh.info.
Kryeministri shqiptar, shkruan se eksperienca shumë më e madhe e rivalëve në dy ndeshjet e para bëri të sajën kundër kombëtares shqiptare, se përndryshe sipas tij, pozicioni i kombëtares sot mund të kishte qenë edhe më i favorshëm.
Ndeshjen me ekipin e Spanjës, Rama thekson se kuqezinjtë duhet ta shijojnë deri në fund, pasi nuk kanë absolutisht asgjë për të humbur.
“Sot përballemi me skuadrën më të frikshme të grupit në një mision që në letër është 100% i pamundur. Por topi është i rrumbullakët dhe në darkë të 12 lojtarët kuqezinj, ata në fushë dhe lojtari ynë i 12-të në shkallët e stadiumit, një ndër më fantastikët e këtij Europiani, nuk kanë absolutisht asgjë për të humbur, po vetëm duhet të luajnë e ta shijojnë deri në fund këtë moment magjik që kanë krijuar vetë🇦🇱💪”, shkruan Rama.
Pa marr parasysh rezultatin me Spanjën, i pari i Shqipërisë shkruan se Kombëtarja do dalë me kokën lartë.
“Cilidoqoftë rezultati i ndeshjes me Spanjën, Kombëtarja jonë e re do të dalë me kokën lart e me një eksperiencë shumë të çmuar në nivelet më të larta sportive, e cila do t’i shërbejë që të rritet, të fitojë besimin dhe personalitetin e domosdoshëm për t’u përballur me sukses në sfidat e këtyre niveleve, duke na dhuruar të tjera kënaqësi të veçanta si kjo e EUR⚽️2024-ës🙏🇦🇱”, shkruan Rama në Facebook./Arbresh.info/
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër