Një shqiptare akuzohet se kishte krijuar një ‘perandori’, që u siguronte pasaporta britanike kriminelëve. Agjencia Kombëtare e Krimit NCA, e arrestoi shqiptaren, mosha dhe identiteti i së cilës nuk bëhet publike, për akuzat e mashtrimit dhe pengim të drejtësisë.
Ajo u prangos të hënën, në një adresë në lindje të Londrës, megjithatë këtë të martë gjykata vendosi ta hetojë në gjendje të lirë.
Mediat vendase, duke cituar policinë, shkruajnë se shqiptarja akuzohet se kishte ngritur një biznes duke përdorur identitet fals dhe kishte nënshtruar aplikimet për rreth 500 pasaporta britanike, për grupet e organizuara kriminale shqiptare, përfshirë trafikantë droge, trafikantë të qenieve njerëzore, persona të akuzuar për abuzim me fëmijët, pengmarrje dhe dhunë.
Arrestimi erdhi pas një operacioni të drejtuar nga NCA dhe ku morën pjesë disa agjenci. Operacioni kishte si qëllim goditjen e një rrjeti që dyshohej se ndihmonte në lehtësimin e marrjes së nënshtetësisë dhe pasaportave britanike, mashtrim e pastrim parash. Autoritetet besojnë se ky rrjet u ka siguruar kriminelëve një mënyrë për të marrë pasaporta britanike.
Hetimet për këtë grup vijojnë, pasi besohet se rrjeti është i gjerë, ndërsa agjentët po përpiqen të gjejnë gjithashtu personat të cilët u pajisën me pasaporta.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë